Projekti i furnizimit me ujë, përfundojnë 40% e punimeve në Bovillë

Edhe në këto ditë të nxehta korriku, Bashkia e Tiranës dhe Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizime po vijojnë me intensitet të lartë punën për realizimin e projektit strategjik “Rehabilitimi i Rrjetit Hidrik të Tiranës”.

Projekti synon dyfishimin e kapacitetit filtrues dhe transmetues të ujit nga Bovilla deri në Tiranë, duke ofruar shërbim më të mirë të furnizimit me ujë të pijshëm për afro 1 milionë banorë. Deri më tani, brenda 4 muajve janë realizuar afro 40 për qind të punimeve, dhe duke marrë parasysh ritmin e punës parashikohet që vepra të finalizohet para afatit të kontratës.

Përveç zonës së Tiranës qytet, përfituesit kryesor do jenë edhe zonat periferike si Astiri apo zona e Unazës së Madhe, kjo pasi projekti parashikon një linjë të dedikuar vetëm për këto zona.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?