Projekti për të studiuar krahinën e Kurveleshit prezantohet në konferencën e Institutit të Arkeologjisë Amerikane
Fundjavën e kaluar në ambientet e hotelit të njohur Renaissance Washington, DC u mbajt konferenca e përvitshme e Institutit të Arkeologjisë Amerikane. Ky Institucion shkencor më i vjetri në Amerikën e Veriut mbledh arkeologë dhe studiues nga e gjithë bota për të prezantuar projekte dhe kërkime me interes të rëndësishëm ndërkombëtar. Krahas një numri prezantimesh të projekteve ndërkombëtare u prezantua edhe projekti NIVICA një bashkëpunim shqiptaro-çek i iniciuar dy vite të shkuara për të studiuar krahinën malore të Kurveleshit, një krahinë e jugut shqiptar midis Tepelenës dhe bregdetit. Ky projekt i cili është pjesë e një projekti ambicioz për të rimëkëmbur këtë krahinë me potencial të madh turistik ka mundur të terheqë interesin e studiuesve dhe arkeologëve të Universitetit të Bernos dhe Universitetit të Karlit në Republikën Çeke të cilat së bashku me Bashkinë e Tepelenës kanë vendosur një bashkëpunim afatgjatë në fushën e trashëgimisë kulturore. Projekti Nivica është tashmë një model I suksesshëm jo vetëm i zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm por edhe si një mundësi e lidhjes së zonave bregdetare me ato malore për të krijuar një produkt unik turistik. Si pjesë e këtij vizioni janë edhe kërkimet dhe studimet historike të zonës ku tashmë një iventar i siteve arkeologjike dhe monumenteve të kulturës janë hedhur në systemin GIS si bazë për të hulumtuar më tej rëndësinë e tyre historike.
Prezantimi I Projektit NIvica në një Konferencë kaq të rëndësishmë të arkeologjisë botërore është një fillim i mbarë për zbulime të mëtejshme në rëndësinë në krahinën e Kurveleshit e cila fsheh në gjirin e tij site arkeologjike me rëndësi ndërkombëtare.