Projekti për Teatrin, opozita i kërkon Kumbaros të raportojë në Komision
Opozita kërkon raportimin e ministres së kulturës Kumbaro në lidhje me projektin për Teatrin Kombëtar. Gjatë një diskutimi në komisionin e medias deputetët e PD kërkuan me urgjencë të dhëna për këtë projektj që sipas tyre është mbajtur i fshehtë.
Teatri i Ri Kombëtar është bërë sërish shkak për tonet e larta në Komisionin Parlamentar të Medias. Deputetët e Partisë Demokratike i kërkuan me urgjencë ministres Kumbaro të raportojë për projektin e teatrit të ri, që sipas tyre e ka mbajtur larg syve të opinionit publik.
Luçiano Boçi: Ministrja ka dorëzuar relacionin që nuk ka studim fizibiliteti, e ka të shkruar të zezë në të bardhë nuk ka projekt për teatrin, jo më pak se para dy javësh. Dhe sot na paska nxjerrë asin e projektit dhe kjo është absurde.
Fidel Ylli: Jemi bërë si estrada e Ballshit.
Albana Vokshi: Mos e merr fjalën, të lutem. Nuk keni pse shqetsoheni kaq shumë. Pse shqetsoheni për një cështje që na përket të gjithëve.
Komisioni Parlamentar i Medias zhvilloi një seancë dëgjimore me grupet e interesit për projektligjin e trashëgimisë kulturore dhe muzetë. Grupet e interesit kërkuan të shpërbleheshin financiarisht mbartësit e trashëgimisë kulturore jo materiale.
“Në rastin e trashëgimisë materiale mbrohet produkti i njeriut, kursë në rastin e mbartësit ne mbrojmë vetë njeriun shqiptar, ai që mban gjallë gjuhën shqipe. Ai që këndon, ai që i bie instrumentit, që mban gjallë ritualet.”
Projektligji për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë që është miratuar në parim pasi përcakton rregulla të qarta për ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore. Më herët deputetët e opozitës kanë kërkuar që të mos ishte ligj, por kod, përsa kohë është mbështetur në modelin italian.
/Ora News
KOHA JONË SONDAZH

