Projekti rehabilitues diversifikon zhvillimin urban dhe ekonomik (FOTO)

Ndoshta shumë pak e dinë që qyteti i Fierit, është qyteti me më shumë ura në Shqipëri, që e bëjnë këtë zonë mjaft interesante për ndërtimet e kushtëzuara nga lumenjtë. Janë 12 të tilla të cilat janë emërtuar prej ujërave, mbi ku janë ndërtuar: urat e Gjanicës, Semanit dhe Vijës së Ngjalës.

I projektuar nga themeluesit e tij në brigjet e lumit Gjanica dhe vetëm një km larg lumit Seman patjetër që urat do të shërbenin në mënyrë jetike për qytetin dhe rrethinat. Sot janë 12 të tilla të cilat mbartin secila nga një histori më vete, që nis që nga shekulli i XVIII-të për të vazhduar deri në ditët tona. Fieri ia dedikon themelimin e tij ndërtimit të urës së vjetër mbi lumin Gjanica.

Rehabilitimi i lumit Gjanica është një projekt paralel në zbatim e sipër së bashku me rikualifikimin urban të qendrës së Fierit nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, që synon diversifikimin e zhvillimit urban dhe ekonomik të këtij qyteti. Në një shtrirje prej 60.000 m2 me financim të qeverisë shqiptare në qendër parashikohet të punohet për rinovimin e fasadave të ndërtesave rreth sheshit, ndërtimin e një parkimi nëntokësor prej 100 vendesh, ndërtimin e korsive të biçikletave etj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë lumi Gjanica, i cili ishte kthyer në një vendgrumbullimi mbeturinash synohet të kthehet në një peizazh rekreativ, ku po punohet në shtratin e lumit për sistemimin e ujërave të zeza dhe të shiut. Gjithashtu krahas rikonstruksionit të dy urave ekzistuese mbi lumë, projekti parashikon edhe ndërtimin e dy urave të reja: një urë për këmbësorë dhe një urë automobilistike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?