Projektligji për legalizimin e kanabisit mjekësor, Meta: Rama po i hap rrugë narko trafikut

Në një dalje nga selia e Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar sa i takon projektligjit të qeverisë për legalizimin e kanabisit mjekësor në vend. Meta tha se një ligj i tillë do të shkatërronte familjet dhe të rinjtë shqiptarë, ndërsa akuzoi kryeministri Edi Rama se po përpiqet t’i hap rrugë narkotrafikut në vend.

“Projektligji është legalizimi defacto i drogës në Shqipëri. Alibia e përfitimit ekonomik bie pasi përfitimet janë thuajse zero gjë që u provua edhe në Maqedoninë e Veriut, vite më parë. Ky ligj ka pasoja shkatërimtare për të rinjtë shqiptarë, sepse krijon varësi.

DASH-i ka qenë i qartë me gjendjen e trafikut të drogës në Shqipëri. Kanabisi shqiptar dërgohet në Turqi dhe këmbehet me kokainë dhe heroinë që shpërndahen në Europë.

Është shumë e qartë se legalizimi i drogës nga qeveria e Ramës është vetë legalizimi i narko shtetit që blen zgjedhjet dhe shpopullon Shqipërinë dhe i hap narkotrafikut rrugë për ta shndërruar vendin në bazën më të madhe të trafikut në Europë”,-tha Meta.

SHKARKO APP