Projektligji për punësimin e detyruar të studentëve të Mjekësisë në Kuvend, Açka: Bëni një hap pas se do të ketë pasoja
Deputetja e PD-së Flutura Açka është pozicionuar kundër kalimit me procedurë të përshpejtuar në Kuvend të projektligjit për punësimin e detyruar të studentëve të Mjekësisë pas përfundimit të Universitetit.
“Ju këshilloj edhe në emër të Komisionit tim të bëni hap mbrapa, do jetë një precedent që do të ketë pasoja edhe për ju si mazhorancë”, u shpreh ajo.
Flutura Açka: “Duhet ta bëjmë Shqipërinë” është masë ekstreme dhe nxitimi juaj është i pavend. Nuk keni arsye përse të nxitoni. Nuk është konsultuar me grupet e interesit, studentët. Nuk e shoh të arsyeshme që të vijë në Parlamenti me kaq nxitim. Nëse nuk i keni bërë mirë detyruar, mbarojini dhe pastaj merruni me studentët. E papranueshme që t’i vendosim me dhunë këto masa. Jam për të marrë masa që fëmijët të mos ikin, por jo në këto forma absurde që i kishim harruar.
E shoh të pavend që ta kaloni me kaq nxitim. Është masë ekstreme, ju këshilloj edhe në emër të Komisionit tim të bëni hap mbrapa, do jetë një precedent që do të ketë pasoja edhe për ju si mazhorancë”, tha Flutura Açka.
KOHA JONË SONDAZH

