Prokurorët marrin në pyetje ish kryetarin e gjykatës Guximtar Boçi

Ish kryetari i Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi, aktualisht po merret në pyetje nga Krimet e Rënda. Kujtojmë këtu se ai kërkoi favore seksuale për një vendim gjykate. Guximtar Boçi akuzohet për “korrupsion pasiv” të gjyqtarëve.
Guximtar Boçi është 53 vjeç, ndërsa në krye të Gjykatës së Gjirokastrës kishte tre vite që ishte emëruar.
Ai ka qenë gjyqtar pranë kësaj gjykate prej më shumë se 20 vitesh.
Pas bërjes publike të çështjes, Prokuroria për Krime të Renda regjistroi procedimin penal për veprën penale “korrupsioni pasiv i gjyqtareve…”.
Ishte emisioni investigativ “Stop”, i cili denoncoi aferën seksuale ku u përfshi kreu i Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?