Prokurorët po i sillen ish-kryeministrit Berisha. Por jo vetëm atij!

Ish-kryeministri Berisha ka lajmëruar se nesër do jetë në Vlorë. Ai vazhdon turin e tij nëpër rrethe kundër Lulzim Bashës, por edhe në Tiranë prokurorët dhe gjykatat po punojnë dosjet e kohës së Berishës si kryeministër.

Sa më shumë rrit numrin e mbështetësve ish-kryeministri në bazën demokrate, aq me shumë nxitojnë në Tiranë disa organe drejtësie.

Koincidencë e çuditshme, por sot vendimi i gjykatës së posaçme të apelit që revokoi vendimin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë të para 12 viteve, tregon se do kemi zhvillime të forta, me arrestime VIP.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ja njoftimi që doli sot nga gjykata e posaçme, ku ndër të tjera thekson se “Gjykata vendosi, të ndryshojë vendimin nr. 60, datë 27.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke pranuar kërkesën e Prokurorit të Posaçëm dhe revokoi vendimin e pushimit nr. 6, datë 14.09.2009 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, duke i kthyer aktet Prokurorit të Posaçëm për të proceduar”, thuhet në vendimin e Apelit të GJKKO.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hetimi penal ndaj Fatmir Mediut si ish-ministër mbrojtje për dosjen e Gërdecit do hapë udhë e shtigje të tjera drejt ish-kryeministrit Berisha, e me sa duket duan të dalin te familja e tij.

Dënimi i ish-kryeprokurorit të përgjithshëm, Adriatik Llalla para tre ditësh e ka rritur tensionin te VIP-at e politikës nga arrestimet e mundshme.

Sipas burimeve të besueshme, po SPAK-u po heton dy personalitete të larta të politikës, por asnjëri nuk është nga radhët e PS.

Fakti që janë turrur drejt opozitës dhe disa emrave që nuk janë në qeveri, nuk të krijon shije të mirë. Por gjithsesi drejtësia ka filluar.

Ndërkohë me hapjen e hetimit penal ndaj ish-ministrit mbrojtjes Fatmir Mediu, tabela e policit rrugor tregon udhën për te ish-kryeministri.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?