Prokurori Adnand Xholi në “sitën” e vetting-ut, KPK: S’ka fshehur pasurinë

Prokurori në  Prokurorinë e Përgjithshme, Adnand Xholi ka dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në kuadër të vettingut. Trupa gjykuese e vetingut drejtohet nga Brunilda Bekteshi, Valbona Sanxhaktari dhe Suela Zhegu.

Sipas ILDKP, Adnand Xholi ka bërë deklarim të saktë të pasurisë dhe nuk ka fshehje.

“Prokurori ka kursime të tij dhe të gruas rreth 2 mln e 500 mijë lekë. Ka makinë ‘Benz’ me vlerë 4 mijë euro dhe apartament 107 m², me vlerë 50 mijë euro”- thuhet në konstatimin e KPK duke iu referuar ILDKPI.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë edhe DSIK, është shprehur se Prokuroi Xholi është i përshtatshëm për vijimin e detyrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?