Prokurori Beluri konfirmohet në detyrë, por do hetohet për shkelje disiplinore
Prokurori Kostaq Beluri ka kaluar me sukses në sitën e Vetting-ut. Beluri është konfirmuar në detyrë, duke rezultuar pa problem në elementin e pasurisë.
Por trupa gjykuese me shumicë votash vendosi transferimin e çështjes që i përket procedimit penal numër 3 viti 2016 pranë organit kompetent për inspektim të shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore sipas pikës 4 në nenit 59, të ligjit 84, 2016.
Bëhet fjalë për pushimin e hetimit për “korrupsion” të nisur ndaj Admir Thanzës, gjyqtarin e Gjykatës së Lartë të shkarkuar nga KPK një ditë më parë. Në vlersimin e KPK-së thuhej se prokurori Beluri nuk ka kryer hetim të plotë dhe të thelluar.
Beluri deklaroi se hetimin e ka bërë prokuroria e Shkodrës, ndërsa ai është bërë pjesë e hetimeve pas dy muajsh. Prokurori tha se e quante të drejtë vendimin e pushimit pasi nuk ka patur prova për korrupsion. Ai është kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë ndaj dhe kontrolli ndaj tij u bë me procedurë të përjeshpejtuar.
KOHA JONË SONDAZH

