Prokurori i antimafias italiane: Shesin drogë në Itali e ndërtojnë kështjella në Shqipëri, askush s’u thotë gjë

Në një pasqyrim që i ka bërë kriminalitetit Shqiptar prokurori i antimafias italiane Nicola Gratteri ka ngritur si shqetësim korrupsion në administratën shqiptare . Në një interviste për RTV Ora Gratteri thotë se kriminaliteti shqiptar nuk ka mundur të penetroje ne ekonominë italiane por paratë investohen në Shqipëri, ku është e lehtë që papritur të bëhesh i pasur e askush nuk të thotë gjë.

“Në Shqipëri ka një problem të mbulimit të krimit në shoqëri, ka fenomene të një korrupsioni të konsiderueshëm që nuk të lejojnë ta luftosh e të kryesh hetime të forta e vendimtare”. 

Kështu është shprehur për RTV Ora Prokurori i Antimafias Italiane Nocola Gratteri, i cili prej vitit 1989 është nën mbrojtjen e një skuadre policore pas një sërë kërcënimesh për jetën e atentateve të mbetura në tentativë nga klanet mafioze ndrangetiste.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kjo ka të bëje me aparatin e administratës publike që ka raste që hyjnë e ia dalin të penetrojnë dhe në institucionet gjyqësore. E këtë gjë e referojnë dhe persona që kanë pasur të bëjnë me Shqipërinë”, thekson Nicola Gratteri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prokurori i antimafias thotë se kriminaliteti shqiptar nuk ka mundur të të penetrojë në ekonominë italiane

“Deri tani nuk më rezulton një gjë e tillë. Përveç grabitjeve në vila e grabitjeve të Tiranë. Aktiviteti më i rëndësishëm i tyre në Itali është shitja e drogës e me paratë e fituara më pas shkojnë në Shqipëri e ndërtojnë kështjella. Për momentin në Shqipëri masat parandaluese nuk janë si në Itali, është e vështirë t’i sekuestrosh të mirat materiale mafiozëve të vëna në rrugë të paligjshme. Në Shqipëri është e lehtë që papritur të bëhesh u pasur e askush nuk të thotë gjë”, deklaron Nicola Gratteri.

Gratteri thotë se mafia shqiptare është ngritur në nivel më të lartë. Atë e gjejmë gjithnjë e më të pranishme në Holandë në trafikun e kokainës por dhe në Kolumbi, në Amerikën e Jugut, duke organizuar blerjen e drejtpërdrejtë të sasive të kokainës për t’i trafikuar më pas në Europë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?