Prokurori i arrestuar, 500 milionë lekë pasuri, apartamente dhe vila

 

Rreth 50 milionë lekë të reja, 2 apartamente me një sipërfaqe të konsiderueshme, një banesë private 4 katëshe si dhe disa depozita të tjera bankare.

Kjo është pasuria që rezulton se posedon prokurori Haxhi Giu, i arrestuar ditën e djeshme nën akuzën e korrupsionit pasiv. Teksa në deklarimin e fundit të pasurisë, rezulton se ai ka një numër të madh depozitash bankare, përfshi këtu edhe pasuri të patundshme.

Madje edhe automjeti i tipit “Mercedes Benz”, nga ku dhe u arrestua prokurori kushton rreth 25 mijë euro.

Kujtojmë se pas kryesimit të hetimeve të dosjes Hajdari, Haxhi Giu u ngrit në detyrë, duke u emëruar në Prokurorinë e Përgjithshme, post që e ka mbajtur deri në largimin e ish-kryeprokurorit Theodhori Sollaku.

SHKARKO APP