Prokurori i Përgjithshëm, Çela: Një kod i ri penal është i parakohshëm, gjyqtarët të mbingarkuar

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela thotë se ndryshimi i shpeshtë i Kodit Penal është i dëmshëm në kushtet kur sot gjyqtarët dhe prokurorët janë të mbingarkuar.

”Unë mendoj që nuk ka asnjë nxitim për një Kod të ri Penal. Mendoj se sfidat për sistemin e drejtësisë sot janë të tjera. Është rritja e efikasitetit, plotësimi i vakancave, rritja e përgjigjeve e atyre që janë pritshmëritë e opinionit publik për organet e drejtësisë.

Mbasi ne të arrijmë një normalitet në funksionimin e institucioneve të drejtësisë mund të diskutojmë një këndvështrim tjetër për një kod të ri penal. Imagjinoni sot një kod të ri t’ia prezantosh prokurorëve apo gjyqtarëve në kushtet e mbingarkesës. Një kodi i ri penal është i parakohshëm në kushtet ku ndodhet sot sistemi sot”, tha Çela.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?