Prokurori i Shkodrës falsifikoi dosjet hetimore që t’i shpëtonte Vettingut?

Prokuroria e Shkodrës rrezikon të përfshihet nga skandali për falsifikimin e dosjeve hetimore. Prokuroria e Përgjithshme konfirmon se është duke u verifikuar rasti i prokurorit Vate Staka.

Prokurori i Shkodrës i cili dyshohet se ka ndërhyrë në arkivë duke ndryshuar fashikujt. Report Tv siguron dosjen e dyshuar si të falsifikuar. Denoncimi për falsifikim dosjesh u bë edhe nga një qytetar. Bëhet fjalë për dosjen 805/2016 me të pandehur Kolë Plenishtën ku ka ndërhyrë prokurori për të ndryshuar afatet hetimore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga verifkimi që ka bërë Prokuroria ka rezultuar se jo vetëm në dosjen e Plenishtës, por edhe në dosjen e një tjetër të pandehuri, Kol Guri, ku shihet se janë fshirë datat e dosjes në hetim.

Swiss Digital Mobile Reklama

(Dosja nr.805/2016 që është hetuar nga Prokurori Staka)

Në dosjen e paraqitur për Vettingun u ndryshua data e mbylljes së hetimeve, ndërsa ajo që bie në sy është firma e prokurorit e cila në disa dosje asnjëherë nuk është e njëjtë. Dosja origjinale mban datën 30/11/2016, ndërsa mungon edhe numri i protokollit. Ndërsa në dosjen e falsifikuar, e cila është dorëzuar edhe në KPK, është ndryshuar data nga 30/11/2016 në 01/12/2016. Dyshohet se prokurori ka ndërhyrë në arkivë duke ndryshuar fashikujt.


(Majtas dosja origjinale, djathtas dosjes i është ndryshuar data e hetimeve)

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit rikonfirmoi në detyrë në datën 3 korrik prokurorin e Shkodrës, pasi vlerësoi pozitivisht të tre kriteret e Vettingut, pasurinë, figurën morale dhe aftësitë profesionale. /Shqiptarja.com/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?