Prokuroria­: Armando Prenga po shkel “arrestin shtëpiak”

 

Prokuroria i kërkon zyrtaisht Policisë së Shtetit që të verifikojë në vijimësi zbatimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi” të deputetit Armando Prenga. Teksa thekson se ka informacione nga burime zyrtare se i pandehuri Prenga nuk po e respekton urdhërin e gjykatës. Prandaj sipas organit të akuzës, duhen ndërmarrë masat e nevojshme ligjore.

Ndërkohë në Gjykatën e Lartë Prenga ka kërkuar ndryshimin e kësaj mase, kërkesë kjo që pritet të shqyrtohet gjatë ditës së sotme.

Një ditë më parë deputeti Armando Prenga, i shoqëruar nga avokati u paraqit  në Prokurorinë e  Përgjithshme për të dhënë shpjegime për ngjarjen para komisariatit të Laçit, me cilësinë e të pandehurit.

SHKARKO APP