Prokuroria, burg i përjetshëm për Alban Shkretën, 25 vite burg Altin Shkretës

 në rrethana cilësuese” në bashkëpunim me rrezik për shumë persona dhe “armëmbajtje pa leje”. Hetimi dhe procesi gjyqësor është zhvilluar ndaj këtyre dy shtetasve nën masën e sigurisë “arrest me burg”.  Ngjarja për të cilën akuzohen nga Prokuroria dy shtetasit ka ndodhur në mesditën e datës 5 qershor 2012, në Fushë-Mamurras, në të cilën të pandehurit kanë qëlluar ndaj një automjeti ku gjendeshin disa anëtarë të familjes Llani. Nga goditjet me armë zjarri, ka mbetur i vdekur shtetasi i mitur E. Llani, si edhe i plagosur rëndë shtetasi Muharrem Llani. Gjatë gjykimit, i cili u zhvillua në gjykatën e Tiranës, Prokuroria ka rindërtuar ngjarjen, në bazë të të cilës krimi ka ndodhur si pasojë e një konflikti verbal ndodhur një ditë më parë (më dt.04. 06. 2014) ndërmjet shtetasve Jetmir dhe Muharrem Llani me shtetasit Altin dhe Alban Shkreta. Në vijim të këtij konflikti të datës 4 qershor 2014, vëllezërit Shkreta në mesditën e datës 5 qershor 2014 kanë tentuar të vrasin me armë zjarri një prej vëllezërve Llani, Muharremin, i cili gjendej në makinë me disa familjarë të tij, përfshirë edhe të miturin E. Llani, nip i tij (djali i shtetasit Jetmir Llani). Pas goditjes me armë zjarri, në vendngjarje kanë mbetur të plagosur shtetasit Muharrem Llani dhe i mituri E. Llani, i cili ka gjetur vdekjen më pas në spital.

Në vijim të këtij krimi, në nëntor 2012, shtetasit Jetmir Llani dhe Muharrem Llani, në shenjë hakmarrje, kanë vrarë shtetasin Arjan Shkreta dhe kanë plagosur rëndë shtetasin Leli Shkreta.  Ndaj dy të pandehurve Llani, në gjykatën e Tiranë javën e kaluar Prokuroria kërkoi dënimin me 25 vjet burgim për këtë ngjarje.

SHKARKO APP