Prokuroria e Lezhës përplaset me ambasadën turke për çështjen e jahtit në Shëngjin

Ambasada e Turqisë në Tiranë ka dërguar tre nota verbale pranë prokurorisë së Lezhës në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fund të gushtit ku një jaht i braktisur u gjet në brigjet e Shëngjinit.

Ambasada turke i kërkon prokurorisë së Lezhës që jahti të lirohet dhe ti kthehet pronarit.

Burime pranë prokurorisë së Lezhës bëjnë me dije se jahti  është bllokuar për shkaqe hetimore dhe nuk do të lirohet deri në përfundimin e hetimeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pak kohë më parë ambasadori i Turqisë në Tiranë Murat Ahmet Yoruk në një intervistë për Fax News lidhur me ngjarjen tha se e pista e dyshimit deri më tani është që kapiteni i jahtit është zhdukur ose ka rënë në ujë që në Mal të Zi.

Swiss Digital Mobile Reklama

/Faxweb.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?