Prokuroria Greke: Jo vetëvrasje, por krim vdekja e shqiptarit Marnikollaj
Prokuroria greke ka bërë një kthesë të papritur në hetimet për vdekjen e shqiptarit Pëllumb Marnikollaj në një nga rajonet e policisë në Athinë. Jo vetëvrasje, por krim, është konsidruar tani aktakuza e prokurorisë, e cila ia ka kthyer dosjen policisë për hetim të çështjes.
Ky ndryshim dramatik erdhi pas presionit të fuqishëm të familjes Marnikolla nga Lezha dhe opinionit në Shqipëri për të verifikuar në detaje faktet lidhur me vdekjen e të riut dhe tentativën për varrosjen e tij pa zhurmë dhe pa dijeninë e familjes nga ana e autoriteteve policore greke.
Më 21 tetor 2016 doli ekspertiza e shqiptarit Pëllumb Marnikollaj i cili gjeti vdekjen në rrethana të dyshimta në një rajon policie në Athinë. Sipas ekspertizës në trupin e viktimës u konstatuan shumë shenja në pjesë të ndryshme të trupit. Megjithëse nuk përcaktohet saktësisht se nga se i janë shkaktuar plagët dhe shenjat në trup, dyshimet të çojnë se mund të jetë edhe keqtrajtuar.
Pëllumb Marnikollaj gjeti vdekjen më 3 gusht në rajonin e policisë të Patisjas në Athinë, pasi ishte paraqitur si zakonisht për të dhën firmën, pasi kishte një urdhër detyrim paraqitje një herë në muaj lëdshuar nga gjykata e Athinës.
KOHA JONË SONDAZH

