Prokuroria i kërkon 4 mln euro bandës së shqiptarëve
Prokuroria në Belgjikë kërkon dënimin me 10 vite burg për një bandë shqiptare që vitet e fundit kishte arritur të fuste ilegalisht në Angli qindra klandestinë. Kreu i kësaj bande, Alket Dauti u arrestua në Londër në qershor të këtij viti. Banda rekrutonte shoferë kamioni të cilët do të merrnin klandestinë kundrejt një pagese.
Për një vend në kabinën e kamionit duhej të paguake 13 mijë paund, 14. 600 euro. Ndërsa për një vend në pjesën e pasme të kamionit, çmimi varionte në 8 mijë paund, (9 mijë euro).
Brenda një viti, Dauti kishte arritur të kalonte në Angli të paktën 90 emigrantë përfshi këtu dhe fëmijë 2 muajsh. Në total ata kishin arritur të përfitonin nga ky trafik 910 mijë euro. Prokuroria e Bruges në Belgjikë, kërkon sekuestrimin e kësaj shume si dhe gjobitjen me 3 milionë euro të 14 anëtarëve të bandës. Dhjetë të tjerë janë arrestuar në Belgjikë, Francë dhe Spanjë si pjesë e hetimit.
Dauti u arrestua nga Agjencia Kombëtare e Krimit, si pjesë e një hetimi të përbashkët nga Mbretëria e Bashkuar dhe Belgjika. Kamionët do të merrnin emigrantë në Belgjikë dhe do t’i transportonin në Britani të Madhe. Prokurorët në Belgjikë, theksojnë se rrjeti ishte shumë i organizuar dhe kishte organizuar disa udhëtime kontrabandë çdo javë për disa kohë. Policia kapi një kamion të mbushur me 30 emigrantë në Perëndim të Flanders, u tha në Gjykatën e Magjistraturës së Westminsterit.
KOHA JONË SONDAZH

