Prokuroria kërkon burg për Tahirin, ja lëvizja e rradhës

Të martën në seancën ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Gjykata e Krimeve të Rënda, nuk e ndryshoi masën e sigurisë, duke e lënë në “arrest shtëpie”. Kjo masë duket se nuk është ajo që kërkon Prokuroria, pasi vendimin e gjyqtares Liljana Baku, pritet që ta apelojë.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka disa prova të reja ndaj Tahirit dhe dyshon se ai ka manipuluar të dhënat në regjistrat kufitarë.

Ish-ministri i Brendshëm, është nën hetim për trafikim lëndësh narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe korrupsion pasiv.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka dyshime se Tahiri gjatë kohës që ka qenë ministër i Brendshëm, ka favorizuar trafikun e drogës për grupin e Habilajve, me të cilët ka edhe lidhje familjare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?