Prokuroria kërkon pushimin e hetimeve ndaj Valdrin Pjetrit, mashtroi me vetëdeklarimin

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar pushimin e hetimeve ndaj Valdrin Pjetrit, ish-kryebashkiaku i Shkodrës i cili u largua nga detyra pasi mashtroi në vetëdeklarimin mbi pastërtinë penale pasi kandidoi për postin e kryebashkiakut të Shkodrës.

Ai u mandatua si i tillë pas zgjedhjeve të 30 qershorit, por pas një denoncimi të Partisë Demokratise dhe pas nisjes së hetimeve nga prokuroria ai dha dorëheqjen duke lënë në detyrë, ish-kryebashkiaken Voltana Ademi.

Por pas më shumë se 1 vit nga nisja e hetimeve, prokurori i Prokurorisë së Tiranës Ervin Karanxha ka kërkuar pushimin e hetimeve për Valdrin Pjetrin.

Në vendimin e Prokurorisë Tiranë specifikohet:

“Ne zbatim te ligjit nr.138 te vitit 2015 Subjekti Valdrin Pjetri ka deklaruar se nuk eshte denuar me me vendim gjyqesore jo perfundimtar ose te formes se prere nga autoritetet shqiptare ose te huaja dhe se nuk ka pasur masa sigurimi personal ne fuqi ose jo. Ne perfundim te verifikimeve te kryera nga Prokuroria e Pergjithshme eshte provuar se subjekti Valdrin Luigj Pjetri:

Eshte arrestuar ne flagrance nga personeli i policise se Firences ne daten 27.01.2003 se bashku me nje shtetas tjeter shqiptar per shkelje te ligjit mbi lendet narkotike bazuar ne ex art 73 DPR 309/90.

Me vendimin penal nr.474 te Gjykates se Firences, subjekti Luigj Valdrin Pjetri eshte deklaruar fajtor per “Mbajtjen e paligjshme te lendes narkotike ne bashkepunim (114.05 gram hashash)” te parashikuar nga neni 110 te Kodit Penal Italian dhe nga neni 73, paragrafi i 1, i Dekretit te Presidentit te Republikes se Italise nr,309/90 dhe eshte denuar me 36 muaj burgim dhe me gjobe 2000 euro, te zbritur per shkak te rrethanave lehtesuese te pergjithshme, ne 27 muaj burgim dhe me gjobe 1 500 euro, e cile eshte zbritur per shkak te llojit te gjykimit ne 18 muaj burgim dhe me gjobe te barabarte 1 000 euro. Pezullimin te denimit dhe mospermendje te tij ne te ardhmen.

I eshte revokuar leja e qendrimit me date 03.02.2003 nga Kuestori i Firences.

Eshte debuar nga terriori Italian me daten 04.02.2003. mase marre nga prefekti Firences. Afati i debimit perfundoi me daten 24.07.2015.”

Ajo çka mendohet të ketë shpëtuar pjetrin është fakti se Gjykata e Firences në vendimin e dënimit të tij ne pjesën e dispozitivit te tij deklaronte qe ky vendim nuk duhej te përmendej ne te ardhmen ose te behej publik.

” Ne rastin konkret Gjykata e Firences duke u nisur nga rrezikshmeria e ulet e vepres penale si dhe prania e disa rrethava lehtesuese (si sasia e vogel e lendes narkotike (114.05 gram hashash), lloji i lendes narkotike te poseduar (hashash), (faktin qe kemi bejme me dy studente, moshen e tyre te re si dhe ne teresi rrethanat e ngjarjes te dyshuarit te padenuar me pare etj) ka vendosur qe ky vendim nuk duhej te permendej ne te ardhmen dhe nuk duhej behej publik.”, thuhet në vendimin e prokurorisë së Tiranës.

SHKARKO APP