Prokuroria mban Ismail Morinën në burg, akuza: rrezikon deri 7 vjet burg

Prokuroria e Tiranës ka dorëzuar në gjykatë, kërkesën për caktimin e masës së sigurisë për Ismail Morinën. Nëse prokuroria do ta quante të pavlefshëm arrestimin e tij, Morina do të kishte dalë sot nga qelia.

Tani ai do të pres tre ditë, pas arrestimit, derisa të jepet vendimi i gjykatës.

Organi i akuzës kërkon burg pa afat për “Ballistin”, i cili u arrestua orët e para të ditës së mërkurë me dy pistoleta, njërën e kishte në brez dhe tjetrën të fshehur në makinë. Atij iu sekuestruan edhe  36 bileta të ndeshjes, ndërkohë që edhe kjo përbën akuzë më vete, sespe Morina besohet se ka blerë biletat nëpërmjet personave të tretë, çka nuk lejohej. 

Por akuza më e rëndë që pokuroria e Tiranës ka ngritur ndaj tij është ajo e armëmbajtjes pa leje, për të cilën Kodi Penal parashikon dënim deri në 7 vite burg.

Ndërkohë për tre personat e tjerë është kërkuar një masë më butë, duke qenë se ata akuzohen për moskallzim krimi.

Ishte Ismail Morina që mbante armët dhe madje i kishte treguar një javë më parë historinë e  armës një gazetari amerikan. 

SHKARKO APP