Prokuroria mbyll hetimet për vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha, kërkon burg për autorin e dyshuar dhe vëllain e tij
Prokuroria ka mbyllur hetimet për vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha, i cili u gjet i pajetë dhe i mbuluar me zhavor në një humnerë në Qafë Mollë në Dajt.
Pas hetimeve, organi i akuzës ka kërkuar arrest në burg për Ferdinand Rrushin, pasi akuzohet për rrëmbimin dhe vrasjen e 43-vjeçarit. Po ashtu prokuroria ka kërkuar të njëjtën masë sigurie edhe për vëllain e autorit të dyshuar kryesor, pasi pretendohet se ai e ka ndihmuar që të fshihte kufomën.
Pajtim Rrushi akuzohet si bashkëpunëtor në vrasje dhe dyshohet se ka fshehur makinën që u përdor në krim.