Prokuroria: Na dekonspiruan për kapjen e drejtuesve të ”Gulf”
Pas kompanisë offshore që zotëronte ”Gulf” në Shqipëri qëndron gjeorgjiani Aleksandre Gogokhia, i përfshirë në pastrim parash me ortak biznesi ish-ministrin gjeorgjian që u arrestua ndërsa udhëtonte në Shqipëri. Prokuroria shpalli në kërkim bashkë me Albano Aliko dhe administratorin e fundit të kompanisë që mashtroi shqiptarët me gati 5 milionë euro.
Albano Aliko dhe gjeorgjiani Irakli Svanidze megjithëse janë shpallur në kërkim policor, shumë shpejt ndaj tyre prokuroria e Tiranës, do i drejtohet gjykatës, duke kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg”.
Menaxheri i kompanisë së naftës “Gulf”, Aliko është fshehur sapo është vënë në dijeni për nisjen e hetimeve të prokurorisë së Tiranës, e cila ka rregjistruar procedim penal për akuzën e “Mashtrimit me shuma të mëdha”.
Svanidze është tërhequr nga kompania në datën 18 prill 2018, dhe më pas është larguar jashtë shtetit, por segmente të caktuara të policisë mund të kenë dekonspiruar hetimin pasi urdhëri për ndalimin e dy personazheve të mësipërm, është lëshuar nga prokuroria dhe ende nuk është zbatuar.
Sipas prokurorisë së Tiranës e cila po udhëheq hetimin, skema e mashtrimit të qytetarëve ka qënë tepër e përhapur periudhën e fundit. Shumë biznese si agjensi të tranportit interurban, shoqëri mediatike dhe qytetarë të ndryshëm përfshirë dhe institucione shtetërore, kanë rënë preh e këtij mekanizmi.
KOHA JONË SONDAZH

