Prokuroria pushon çështjen, nëna e Learit akuza policisë: Dha shpirt në duart e tyre
Nëna e Lear Kurtit ka reaguar një ditë pasi Prokuroria pushoi çështjen, duke dalë në përfundimin se nga ana e efektivëve të policisë nuk ka pasur shkelje gjatë dhe pas shoqërimit të tij në komisariat. 32-vjeçari humbi jetën një vit më parë, ndërsa sipas aktit të ekspertimit, shkak është bërë gëlltitja e qeses me lëndë narkotike, pasi u ndalua nga policia.
Nëna e tij thotë se djali i saj ka vdekur në duart e efektivëve, dhe se ata do dihej që t’i epnin ndihmën e parë dhe ta dërgonin në spital, e më pas të vazhdonin me procedurat ligjore.
“Duhej ta çonin në spital, pastaj të bënte policia punën e saj. Këtu kanë bërë shkelje. Në momentin që e kanë kapur, nuk di gjë dhe kamera nuk diskutohet dhe çdo gjë pastrohet, por Leari ka dhënë jetë në duart e tyre. Në spital e kanë sjellë të vdekur dhe i vunë kot një vigon fallco. Leari ka dhënë jetë në duart e tyre, të policisë. Po të kishin vepruar siç duhet sot Leari do ishte o me mua ose çfarë do bënte shteti. unë shkoj dy herë në javë te varri i djalit dhe i lutem Zotit të na takojë bashkë. T’i kishin dhënë ndihmën e shpejtë, se e kishin afër spitalin”, rrëfeu ajo mes lotësh.