Prokuroria pushon hetimin: Zagani gënjeu për ministrin Tahiri

Pretendimet e ish­oficerit të policisë Dritan Zagani se eprorët e tij favorizonin trafikantët apo pushonin hetimet për persona të lidhur me trafikun e drogës janë të pavërteta. Është ky përfundimi i Prokurorisë së Fierit pas hetimeve të deklaratave të dy muajve më parë në media të Zaganit për përfshirjen e të afërmve të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në trafik droge. Në këto kushte organi i Akuzës ka vendosur të pushojë këto hetime për mungesë të elementëve të veprës penale dhe provave.

Në vendimin e prokurores së Fierit Egnlantina Shehu është argumentuar dhe shkaku i pushimit të këtyre hetimeve. Me hetimet e kryera nga kjo prokurore ka rezultuar se të gjitha informacionet e hedhur nga Dritan Zagani në sistemin MEMEX (sistem i brendshëm komunikimi në Policinë e Shtetit) nuk përmendet shtetasi A.D të cilin ai e ka përmendur në denoncimin në media.

Nga regjistrat e Policisë së Fierit nuk rezulton që kushrinjtë Habilaj të ministrit Tahiri të jenë shoqëruar në komisariatin e Fierit, së bashku me automjetin Audi AA003 GB në pronësi të ministrit por që përdorej prej tyre. Me vendimin e pushimit të hetimeve janë njohur palët e përmendura nga Zagani në denoncimin publik dhe një kopje e tij është dërguar prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.

“Report TV”

SHKARKO APP