Prokuroria: Rriten procedimet penale ndaj gjyqtarëve

Prokuroria e Përgjithshme ka publikuar statistikat për 6-mujorin e parë vitit 2015 për korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Në një njoftim për mediat, Prokuroria e Përgjithshme bën të ditur se me veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, janë regjistruar 2.5 herë më shumë procedime penale, krahasuar me 6-mujorin 2014.

Sipas statistikave të dhëna nga organi i akuzës, për “shpërdorim detyre”, ka pasur një rritje të procedimeve të dërguara për gjykim me 75%, ku 304 janë procedime dhe 76 të pandehur.

Po ashtu, edhe numri i “vjedhjeve duke shpërdoruar detyrën”, ka pësuar një rritje me 69%, ku janë kryer 147 procedime.

Sa i takon “korrupsionit të personave publikë”, numri i personave të proceduar ka një rritje prej 5 herë më shumë në krahasim me një vit më parë.

Për “korrupsion të funksionarëve të drejtësisë”, rritja është 2.5 herë më shumë.

Për “ushtrim të ndikimit të paligjshëm”, ka një rritje deri në 80%.

“Pastrimi të produkteve të veprës penale”, rritje 123% dhe “grupi i strukturuar kriminal”, 6 procedime, 24 të ndaluar.

SHKARKO APP