Prokuroria zbardh kush e vizitoi Kastriot Ismailaj në burg

 

Prokuroria ka verifikuar të gjitha vizitat që Kastriot Ismailaj ka pasur në burgun e Fierit, pas letrës së Spartak Brahos se ai ishte kërcënuar.

Që prej arrestimit në maj të këtij viti, ai është vizituar vetëm një herë në burg nga e shoqja dhe një herë tjetër nga e ëma, teksa vizitat më të shpeshta i ka pasur nga avokati i tij, Vladimir Meçe sipas Panoramës.

Interesant është fakti se Meçe është edhe avokat i Tom Doshit. Doshi është një nga të akuzuarit, së bashku me Dritan Priftin, se qendron pas skenarit për të goditur Metën.

Ata u akuzuan se i kishin bërë presion Ismailajt që të dëshmonte kundër Metës.

SHKARKO APP