Prokurorja çeke: Nuk kishte shqiptarë në bandë

Një lajm i publikuar tri ditë më parë në mediat kryesore të Pragës, shokoi jo vetëm opinionin publik çek, por mori vëmendje edhe në median shqiptare. Gazetat kryesore në Çeki shkruan se një bandë me 9 persona, mes të cilëve disa shqiptarë kishin planifikuar rrëmbimin e djalit të ministrit të Financave të atij vendi, Andrej Babis. Identiteti i shqiptarëve nuk bëhej publik, por natyrshëm, lajmin e “Prague Daily Monitor” e rimorën edhe mediat shqiptare, përsa kohë bëhej fjalë për shtetas të vendit tonë.

Katër ditë pas kësaj ngjarjeje, “Gazeta Shqiptare” publikoi letrën e zv/ prokurores së Pragës, Ivona Horska, e cila deklaron se asnjë shtetas shqiptar nuk ishte pjesë e bandës me 9 persona. Në një komunikim me ambasadën tonë në Pragë, prokurorja çeke deklaron se asnjë prej shtetasve nuk është nga Shqipëria.

Vetë ambasadori Zamir Poda pohon për GSH se pati një interesim të menjëhershëm të strukturave të shtetit tonë dhe selisë sonë diplomatike në Pragë për të hedhur dritë mbi ngjarjen. Fatmirësisht, asnjë shtetas shqiptar nuk është arrestuar apo akuzuar për këtë ngjarje që tronditi opinionin çek.

Pak ditë më parë mediat çeke shkruajtën se një bandë grabitësish prej 9 vetash, përfshirë këtu edhe shqiptarë, kanë pasur qëllim grabitjen e vilës së ministrit të Financave të Çekisë, Andrej Babis dhe rrëmbimin e djalit të tij. Sipas tyre, bëhet fjalë për një vit më parë, por plani i bandës është publikuar kohët e fundit./News24

SHKARKO APP