Shkrimtari i njohur Ben Blushi ka promovuar të hënën librin e tij më të ri, “Historitë e Çmendura të Tiranës”, në një aktivitet që tërhoqi vëmendjen jo vetëm për botimin e ri, por edhe për numrin e madh të personazheve të njohur që morën pjesë.
Promovimi u kthye në një event të vërtetë, ku u mblodhën emra të njohur nga politika, arti, muzika, kinematografia, televizioni dhe media. Mes të pranishmëve kishte politikanë, artistë, këngëtarë, aktorë, gazetarë, intelektualë, biznesmenë dhe personalitete të ndryshme të jetës publike.
“Historitë e Çmendura të Tiranës” i shtohet krijimtarisë letrare të Blushit, ndërsa promovimi i tij u shndërrua në një nga takimet më të komentuara të jetës publike të kryeqytetit. Ben Blushi njihet tashmë si shkrimtari më i lexuar ndër 35 vite të demokracisë.




