Promovojmë figurat e kombit tonë

Historia e kombit dhe e vendit tonë ka krijuar e mbartur ndër vite figura, personalitete, heronj për të cilët duhet të jemi krenarë e duhet t’i kujtojmë në çdo kohë, për vlerat që kanë shenjuar tek secili prej nesh.

Ky është edhe qëllimi i fushatës së re të kompanisë “Lufra”: të promovojë figurat e kombit tonë përmes një pijeje tradicionale shqiptare. Figurat e përzgjedhura për këtë fushatë, që nga mbretëresha Teuta, Skënderbeu, Ismail Qemali, Nënë Tereza, Shote Galica e Adem Jashari iu përkasin kohëve, momenteve, ngjarjeve e qasjeve të ndryshme… por mbledhur nën një emërues të përbashkët: si vlera të kombit shqiptar.

Jo pa qëllim është zgjedhur për këtë fushatë sezoni veror kur fluksi i turistëve mbërrin në pikun e tij e kur tradita, vlerat tona mund të promovohen fuqishëm edhe për të huajt që zgjedhin të vizitojnë e kalojnë pushimet në Shqipëri, që ka jo vetëm bukuritë natyrore si atraksion por edhe traditën, historinë dhe figurat e shquara që e kanë shkruar atë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çdokush, ndërsa zgjedh të freskohet me një produkt tradicional shqiptar, siç është dhalli Lufra, mund të njohë apo dhe të rikujtojë për një çast historinë e bukur shqiptare, për të cilën duhet të ndihemi krenarë, duhet ta kujtojmë e vlerësojmë në çdo kohë. Lufra, kompania që mbart traditën si vlerë kryesore të saj, do të vazhdojë ta kryejë gjithmonë këtë mision.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?