Prona, pengesë për investimet, Dhoma Amerikane: Penalizon ekonominë

Problemet e shumta që bart çështja e pronave në Shqipëri është kthyer në një shqetësim për biznesin dhe një pengesë reale për investime. Në një takim me Kreun e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Dhoma Amerikane e Tregtisë e listoi zgjidhjen e çështjes së pronës si një prej pesë prioriteteve kryesore të punës së saj në Shqipëri.

“Çështja e pronave mbetet një nga çështjet më të vështira, por me një sensitivitet të lartë për komunitetin e biznesit. Kur paraardhësit e mi kanë shkuar në Nju Jork, për të tërhequr komunitetin e disporës për të investuar në Shqipëri, çështja kryesore me të cilën ata iu drejtuan atyre: Zgjidhni çështjen e pronave në mënyrë që ne të vijmë dhe të investojmë në Shqipëri. Kështu që çështja e pronave mbetet një nga prioritetet tona më të rëndësishme”, u shpreh përfaqësuesi i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaçe.

Nga ana e tij, kreu i Kadastrës Artan Lame pranoi se problematika e pronave mbetet thembra e Akilit për ekonominë shqiptare. Ai bëri një pasqyrë të gjatë të zhvillimeve që kanë shkaktuar problematikat dhe shpjegoi tre drejtimet kryesore ku po bazohet reforma e thellë në çështjen e pronës në vend. Ato janë unifikimi i institucioneve dhe legjislacionit, mbyllja e proceseve tranzitore e dhe reformimi i plotë i zyrave të regjistrimit të pasurive.

Swiss Digital Desktop Reklama

“E para unifikimi i institucioneve, e dyta përmbyllja e të gjitha proceseve tranzitore, hapi i tretë është reformimi i ZRPP”, tha Lame.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vijim, ai tha se Katastra do të nisë një tjetër projekt për azhornimin e sipërfaqeve të tokave që i janë kthyer pronarëve apo që janë dhënë prej komisioneve të ndarjes së pronave. Në këtë kontekst, Lame theksoi se 2.5 milionë pasuri të patundshme që ndodhen në Shqipëri janë regjistruar me probleme, ndërsa 600 mijë të tjera nuk janë regjistruar ende.

“3.8 janë regjistruar dhe rreth 600 mijë janë të paregjistruara, por nga këto 3.8 milionë pasuri të regjistruara, rreth 2.5 milionë janë të regjistruara me probleme”, u shpreh Artan Lame.

Në takim morën pjesë një numër i madh bankash tregtare, duke nënvizuar pengesat që sjell çështja e pronës në kreditimin e ekonomisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?