Pronarët, Spiropali i përgjigjet Tabakut: Mos vajto…
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku deklaroi se Gjykata e Strasburgut është informuar “për vendimet arbitrare të qeverisë në lidhje me pronat”, duke shtuar se “që nga viti 2014, Edi Rama nuk ka zbatuar vendimin për kompensimin e pronave” të Gjykatës së Strasburgut.
Menjëherë ka ardhur edhe reagimi nga ana e qeverisë. Deputetja e PS-së, Elisa Spiropali, shkruan në një postim në facebook se Shqipëria 1€ ishte slogan i PD-së dhe se atë që PD-ja ju ka bërë pronarëve thotë Spriopali, nuk e ka bërë ndonjë qeveri tjetër.
”Nuk është mirë që zonja Tabaku të vajtojë për pronarët, se atë që u bëri pronarëve e pronave në këtë vend partia e saj, s’ia ka bërë e s’ia bënte dot asnjë pushtues i huaj”,-shkruan Spiropali.
Postimi i Spiropalit
Dikush duhet t’i kujtojë zonjës Tabaku se Shqipëria 1€ ishte slogan i liderit të saj! Le t’i kërkojë edhe një rast të vetëm deri sot kur qeveria shqiptare ka dhënë tokë shtetërore a private me 1€ në bregdet për nje individ me emër e mbiemër!
Dhe nuk është mirë që zonja Tabaku të vajtojë për pronarët, se atë që u bëri pronarëve e pronave në këtë vend partia e saj, s’ia ka bërë e s’ia bënte dot asnjë pushtues i huaj.
Sa për këtë babalepërgjimin e radhës me Denar Bibën që paska shantazhuar kunatin e Genc Pollos, kryebiba e PD-së Lulzim Basha, bën mirë të kthehet edhe mendërisht e jo vetëm fizikisht nga pushimet e gjata se erdhi shtatori
KOHA JONË SONDAZH

