Pronari punonte në Greqi, i grabisin shtëpinë në Krujë
Maskat kanë grabitur një banesë në fshatin Nikël të rrethit të Krujës. Pronari i banesës është Besnik Elezi, i cili punon në Greqi. Elezi kishte sjellë disa materiale, vegla pune dhe orendi me vlerë pasi po ndërtonte shtëpi të re, me pas është kthyer në Greqi ku ka ndenjur për rreth një javë.
Mbrëmjen e kaluar afër mesnatës ai është rikthyer në Shqipëri dhe ka konstatuar mungesën e 5 mijë eurove, pasi banesa e tij ishte vjedhur. Menjëherë ka lajmëruar policinë, e cila ka shkuar në vendngjarje.
Hajdutët kanë vjedhur çdo gjë me vlerë që ndodhej në banese, përfshirë këtu dhe mobilje e vegla pune.
KOHA JONË SONDAZH

