Pronari u gjet i pajetë pranë lokalit, policia: Dyshohet se është vrarë. Autorët tentuan t’i vinin flakën

Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja në fshatin Mborje të Korçës, ku një 45-vjeçar u gjet i pajetë pranë lokalit të tij. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ka dyshime se Flamur Duci është vrarë. Nga këqyrja e parë në vendin e ngjarjes viktimës i është gjetur një plagë në një pjesë të trupit, që dyshohet se jetë shkaktuar nga një mjet prerës.

Raportohet se viktima ka djegie në pjesën e sipërme të trupit çka dyshohet se autorët janë munduar t’i vënë zjarrin.

Grupi hetimor i çështjes raporton se viktimës i është zënë pritë rreth 6:30 para lokalit të tij. Kanë qenë banorët e fshatit ata që kanë parë trupin e pajetë të Ducit, ndërsa më pas kanë sinjalizuar policinë. Kjo e fundit po heton në lidhje me identifikimin e autorëve të ngjarjes. BW

SHKARKO APP