”Propaganda thotë se ne nuk ja dalim”, Xhonatan Pano: Ejani të lëvizim malin, jo për një parti

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Bashkisë së Tiranës, pjesë e grupit të PD-së, Xhonatan Pano i pranishëm në protestën përballë Kryeministrisë, thotë se të rinjtë janë ata që duhet të lëvizin “malin” e frikës dhe të heshtjes për të larguar një pushtet të lidhur me krimin. Pano tha se propaganda përpiqet të bindë qytetarët se ata nuk ia dalin.

“Sot Goliati vishet me kostum dhe drejton bandat. Ejani të lëvizim malin jo për një parti, por për shtëpitë tona, për fëmijët tanë; të lëvizim malin e frikës, malin e heshtjes. Ne jemi gjenerata që do ta shkulë degjeneratën”, u shpreh këshilltari i PD-së në Këshillin Bashkiak të Bashkisë së Tiranës, Xhonatan Pano.

”Ne do ta lëvizim këtë mal, sepse përfaqësojmë të rinjtë që nuk gjejnë vend në vendin e tyre. Duhet të themi mjaft me një shtet të kapur, sepse nuk kërkojmë lëmoshë, por drejtësi. Sepse pa votën e lirë nuk kemi shtet. Ata thonë se mali nuk lëvizet. Propaganda thotë se ne nuk ia dalim. Sot Goliati vishet me kostum dhe drejton bandat. Ejani të lëvizim malin jo për një parti, por për shtëpitë tona, për fëmijët tanë; të lëvizim malin e frikës, malin e heshtjes. Ne jemi gjenerata që do ta shkulë degjeneratën”,-tha më tej.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?