Propozimi i Bashës: Të moshuarit të mos izolohen totalisht

Përmes një konferencë online me mediat, kreu i PD-së, Lulzim Basha theksoi se të moshuarit duhet të kenë vëmendjen maksimale, ndërsa e vlerëson të drejtë kufizimin maksimal të orareve për daljen e tyre, por jo izolimin total. Nga ana tjetër, kreu i selisë blu tha se duhet marrë parasysh propozimi për një orar të caktuar që mund t’u lejohet dalja vetëm të moshuarve. “Ata të jenë në qendër të vëmendjes, tregon se të moshuarit janë më të goditur nga kjo krizë. Të kufizohet në maksimum lëvizjen e tyre, caktimi i një ore të veçantë për daljen e të moshuarve, ky është një model i cili nuk ka pse të mos shqyrtohet, por e rëndësishme është që kjo moshë të ketë vëmendjen e duhur”.

SHKARKO APP