Propozimi i ish-ministres së PS: Një dalje e butë taktike për Edi Ramën
Ish-deputetja dhe ish-anëtarja e Kryesisë së PS, Arta Dade e cilëson të domosdoshme gjetjen e një zgjidhje politike për të shmangur thellimin e krizës. Në një intervistë për ABC News, Dade jep dhe një variant sesi Edi Rama mund të dalë nga kriza ku ka futur vendin dhe qeverinë e tij.
“Unë kohët e fundit në daljet e mia, kam pasur një version timin edhe për zgjidhjen e krizës, në të cilën mbetemi të mbërthyer, që Rama nëse vërtetë mendon për Shqipërinë, për integrimin, për të mos penalizuar edhe PS-në, forcën që e ka zgjedhur dhe krijuar mund të bënte një dalje të butë taktike. Një largim të vetin nga politika. Le të rrijë në politikë si kryetar i PS-së, por të zgjidhte një kryeministër tjetër socialist. Të bëhej një kabinet që do të emetonte siguri. Të qetësohej situata, të hapej dialogu. Sigurisht të merremi edhe me reformën në drejtësi, por edhe elektorale. Sepse mesa duket ky sistem që ndryshuam prodhoi këtë lloj parlamenti. Ka zëra që të rikthejmë në një farë mënyre jo sistemin që kishim, por mazhoritarin, i cili i bën liderit e partisë dhe strukturat të mendohen 10 herë për të kandiduar një person që do të garojë direkt. Në fakt deputetët tani janë no name, no face. Unë edhe tani të më thuash as grupi socialist nuk di të them. Shoh ndonjëherë aty ca thinjoshë dhe them ky thinjoshi, ç’është ky, nga erdhi ky”, tha Dade në emisionin “Provokacja” të Mustata Nanos në ABC News.
KOHA JONË SONDAZH

