Prostitucion në mes të Tiranës, qytetarja: Lulishtja e mbushur me prezervativë
Një banore nga Tirana, denoncon se në lulishten në zonën e njohur si “Kompleksi i Malajzianit”, çdo natë parkohen me dhjetëra makina, ku ushtrohet prostitucion i hapur. Para në këmbim të seksit, dhe pjesa tjetër është “free”, pasi në vend të hotelit shërben bari në lulishten pranë kompleksit.
Zonja ka denoncuar me pamje se çfarë ndodh brenda lulishtes, ku shihen prezervativë të hedhur përtokë, por edhe mbeturina të tjera që lihen nga punonjëset e seksit dhe klientët e tyre.
Ajo ka kërkuar ndihmë publike, që jo vetëm familja e saj por të gjithë banorët e zonës të shpëtojnë nga kjo ngjarje e shëmtuar që po ndodh rreth zonës ku ata jetojnë, pasi frika për fëmijët por edhe për jetën është shumë e madhe.
Po ashtu thuhet se është mjaft e vështirë që një vajzë apo grua që kthehet nga puna në orët e vona të natës, të kalojë pa u ngacmuar apo edhe të bjerë pre e ndonjë sulmi seksual ndërsa është duke shkuar për në shtëpi.