Prostitucioni funksionon “perfekt”, për policinë ky lloj krimi dekonspirohet

 e Universitetit të Tiranës shfrytëzohej si prostitutë në Elbasan, por u arrestua një ditë më parë në një nga lokalet e natës, së bashku me tre shtetas. Leonard Balia, 25 vjeç, dhe Muhamet Kovaçi, 17 vjeç, ishin tutorë të studentes 22- vjeçare nga Kuçova. Kjo e fundit pretendoi në polici, sikurse ka ndodhur edhe pas arrestimeve në raste të tjera, se kushtet ekonomike e detyrojnë të merrte një iniciativë të tillë. Mirëpo si mundet që studentja, e cila kohën me të madhe e kalonte në ushtrimin e këtij “profesioni”, studionte normalisht në fakultet dhe nuk “vihej re”. Tutorët e saj, me të ardhurat që siguronin, ishin gati që të paguanin në fakultet, për nota kaluese. Nga krimi i prostitucionit, kalohet më tej tek ai i korrupsionit. Problemi qëndron edhe më i madh, nisur nga korrupsioni, për të cilin dyshohet se edhe pas diplomimit, me të njëjtën formë kjo lloj kategorie fiton më lehtësisht vendin e punës, në bazë të pagesës. Ndërkohë që gjatë muajve të fundit, mbi këto shqetësime serioze për publikun dhe shoqërinë e gjerë,  policia ka intensifikuar masat për të goditur rrjetet e prostitucionit që ushtrojnë aktivitet, sidoemos në Tiranë. Nga të dhënat e policisë pothuajse në të gjitha rastet veprimtaria e prostitucionit fillon në lokalet e natës dhe më pas shtrihet nëpër hotele. Policia është në dijeni të kësaj veprimtarie të gjërë, kryesisht në fushën e prostitucionit, duke hedhur dyshime për fshehje të krimeve, bashkëpunim por dhe dekonspirim të aksioneve policore nga ana e vetë uniformave blu. Sipas shkresës, në lokale nate e bare me muzikë live 24 orëshe rekrutohen femra, të cilat duke u maskuar si këngëtare, balerina, kamariere,  banakiere, ofrojnë më pas shërbime seksuale në këmbim të parave. Një pjesë e tyre mbrohen nga efektivë të policisë, madje lokalet apo hotelet njoftohen, kur planifikohen kontrolle. Në shkresën drejtuar të gjitha komisariateve shprehet dhe shqetësimi për të ashtuquajturat prostituta të “luksit”, për të cilat nuk ka të dhëna në sistemin “Memex”. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?