Prostitucioni, Kushtetuesja rrëzon Gjykatën e Lartë

 

Ushtrimi i prostitucionit do të mbetet vepër penale, e cila ndëshkohet sipas nenit 113 të Kodit Penal, duke u dënuar me gjobë ose tre vite burg.

Kjo është vendosur nga Gjykata Kushtetuese, e cila prej disa muajsh mori në shqyrtim kërkesën për depenalizimin e ushtrimit të prostitucionit, pas kërkesës së Gjykatës së Lartë për shfuqizimin e nenit 113.

Sipas këtij neni, prostitucioni në Shqipëri është një aktivitet i paligjshëm dhe dënohet si ushtrimi i prostitucionit dhe dhënia e shpërblimit për përfitim personal të prostitucionit.

Gjatë shqyrtimit gjyqësorë në kushtetuese në argumentet e paraqitura, si Parlamenti dhe Qeveria ishin kundër shfuqizimit të nenit 113 duke kërkuar rrëzimin e paraqitur nga Gjykata e Lartë.

Kushtetuesja ende nuk ka zbardhur vendimin e argumentuar, ndërsa sipas këtij dispozitivi të zbardhur më 24 qershor 2015 ky vendim hyn në fuqi menjëherë duke lënë si penalitetet dënimin me gjobë dhe deri në tre vite burg për këdo që ushtron prostitucion.

SHKARKO APP