Prostitucioni në Tiranë, 2 në pranga dhe 2 në kërkim

Policia e Tiranës ka ndaluar 2 shtetas, ndërsa ka shpallur në kërkim 2 të tjerë për shfrytëzim prostitucioni.

Dy shtetasit që u arrestuan mbrëmjen e 10 gushtit rreth orës 21, janë Mimoza Dalti, 44 vjeçe, dhe Fran Gecaj, 54-vjeç, të dy banues në Tiranë.

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë në afërsi të një hoteli në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia njoftoi se janë shpallur në kërkim edhe shtetasit Arian D., 44 vjeç, dhe Përparim Xh., 50 vjeç.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia po vazhdon hetimet për të dokumentuar tërësisht veprimtarinë e tyre të paligjshme.

Materialet hetimore, në ngarkim të tyre ju referuan Prokurorisë së Tiranës për konsumim të  veprave penale të “shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “ushtrimit të prostitucionit”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?