Protesta 24 orëshe nga qytetarët, ministrja Ibrahimaj: S’marrim vendime nën presion

Qytetarët protestues të shtunën do të mbajnë një protestë 24 orëshe, nëse qeveria nuk plotëson kushtet e tyre që janë 7-të. Por ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, thotë se qeveria i kalkulon me detaje të gjitha vendimet e saj dhe nuk ndikohet nga presionet e jashtme.

“Çdo qytetar ka të drejtë të protestojë, të ngrejë zërin për atë që mendon se është e drejtë.

Ne i kemi dëgjuar propozimet e protestuesve dhe kemi marrë vendimet tona me përgjegjshmërinë maksimale që të përballojmë situatën. Të njëjtat vendime kemi marrë dhe gjatë pandemisë kur e ardhmja ishte e pasigurtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne vendimet nuk i marrim brenda natës, të nxitura nga protestat, por ulemi dhe analizojmë që të krijojmë një ombrellë sa më të mirë për qytetarët dhe bizneset shqiptare”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?