Protesta, banorët e Unazës: Lleshaj kërkon të na fusë në konflikt
Është mbajtur edhe pasditen e kësaj të premte protesta e banorëve të Unazës së re, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e projektit të “Unazës së Madhe” që prek banesat e tyre. Edhe dje, siç kanë bërë prej më shumë se 5 muajsh, banorët kanë bllokuar rrugën kryesore, ndërsa me thirrje dhe pankarta në duar kërkojnë anulim të projektit dhe largim të kryeministrit, Edi Rama. Nga protesta, një nga banorët komentoi edhe vizitën e kryeministri Rama në Kukës, ndërsa nuk kurseu edhe akuzat ndaj ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.
“Shkon sot dhe mburret me një aeroport që është sot e 20 vjet i dhuruar nga Emiratet Arabe. Normal që një mikpritje të tillë mund t’i rezervonte Kukësi. “Rama ik, Rama ik”. Banorët e Unazës së Re mbështesin të drejtën e studentëve. Ai e ka mendjen vetëm të pushtojë toka dhe t’i kthejë në kulla. Mos tërhiqeni nga e drejta juaj, për sa i përket gjendjes së Unazës së Re dhe situatës. Nuk pranojmë të dhunohemi as nga kjo polici, as nga askush. Ta harroni kushdo që kalon përmbi këta qytetarë. Ky është qëllimi i ministrit Lleshi të na fusë në konflikt me njëri-tjetrin. E vetmja mënyrë për ta shuar këtë protestë, është anulimi i këtij projekti. Forma të tjera arrestime, burgosje, nuk i njohim. Do t’i mbrojmë shtëpitë e Unazës së Re. Ju bëj thirrje të lironi Dorjan Protuduarin, një njeri i ndershëm që i ka dhënë forcë kësaj protestë.”- shprehet një nga banorët.
Në fjalën e tij, ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu, u shpreh se tashmë Shqipëria nuk ka më kryeministër, por një njeri që vërtitet në ajër për tu mbushur mendjen qytetarëve se është kryeministër.
“Sot vërtitesh në çdo qytet jo për ti mbushur mendjen qytetarëve se je kryeministër, por ti mbushësh mendjen qytetarëve se nuk je kryeministër. Unë ju ftoj të qëndrojmë në këtë qëndresë historike që i dha shpresë çdo qytetari. Kjo është protesta që ndezi çdo protestë, sepse këtu filloi fundi i Edi Ramës. Ndaj ju ftoj që të ftoni të bashkohen çdo mik i juaj, cdo qytetarë, që të vijnë në këtë protestë, dhe të gjithë ti bashkohemi protestës së 13 prillit. që është dita e fundit e Edi Ramës dhe dita e parë e një qeverisjes së re.”, tha Balliu
Ndërsa një nga banorët duke komentuar zhargonin përçarës të Ramës tha se:
“Unë jam krenar për origjinën time. Ajo origjinë nuk i duron mashtruesit. Kukësi është i joni. Ato që kanë shkuar gjoja për ti prit, as 60 për qind e tyre nuk ishin qytetarë të Kukësit. Nuk ka se si ta presë Kukësi Ramën, kur ky i vendosi traun”, tha banori.
KOHA JONË SONDAZH

