Protesta/ Banorët lidhen me zinxhirë kundër Hec-it mbi Vjosë (VIDEO)
Shumë qytetarë të cilët kanë dalë me pankarta në duar, kanë protestuar sot bashkërisht kundër ndertimit të HEC-it në Poçem. Siç shihet qartë edhe nga video-ja në fjalë, banorët janë lidhur me zinxhirë në duar, e ndërsa mjetet e shumta kanë bllokuar për disa minuta rrugën.
Banorët e Kutes në Mallakastër bllokuan rrugën nacionale, në shenjë kundërshtimi ndaj ndërtimit të HEC-it në Poçem.
Sipas tyre, tokat do të përmbyten, pemët e ullinjve do të shkatërrohen dhe banorët do ta kenë të pamundur për të jetuar në këto zona. Jo vetëm kaq, pasi protesta e sotme kishte kryefjalë mbrojtjen e lumit Vjosë.
Ata e bllokuan rrugën në dy akset për më shumë se 30 minuta, ndërkohë që edhe qytetare të tjerë u solidarizuan, duke zbritur nga mjetet për t’ju bashkuar protestës.
https://www.facebook.com/aulon.kalaja/videos/1419538478074879/
KOHA JONË SONDAZH

