Protesta, Demalia: Mu duk sikur qeveria i dha studentëve lejen e zakonshme

Për analistin Ilir Demalia, protesta e studentëve nuk duhej të mbyllej. Në një lidhje me skype për Ora News, ai tha se studentët u dukën si administratë dhe kryeministri Rama i dha lejen e zakonshme.

Ilir Demalia: Ikja me pushime mu duk sikur protesta ishte pjesë e administratës dhe tani qeveria i dha pushimet për festa. Unë nuk kam parë ndonjëherë njerëz të revoltuar që po largohen me pushime për leje të zakonshme, për festa, për gjelin dhe bakllavanë. Po pse serioze është kjo?! Edhe pse nuk është e njëjta situatë dhe nuk mund të bëjmë paralelizma, por në 89 kur u ngritën rumunët u vranë 1 mijë e ca vetë dhe Çausheksu natën e Krishtlindjeve u pushkatua. 

Demalia hodhi hipotezë se Rama dhe studentët arritën një dakordësi në heshtje, për t’i dhënë kohë kryeministrit. Ndërsa sipas tij thirrje e studentëve që protestës së tyre mos t’i bashkohet politika është absurde.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ilir Demalia: Ajo që më habiti gjatë gjithë kohës me protestën e tyre ishte që ata mundoheshin t’i shmangeshin politikës. Ata thonin që nuk e kemi me politikën, nuk duam të përmbysim qeverinë nuk duam të bëjmë atë, nuk duam të bëjmë këtë. Por të gjitha këto gjëra që kërkon janë shkaktare nga kjo qeveri, nga ky abuzim i administratës. Pra kishte një lloj absurdi në vetvete.

Swiss Digital Mobile Reklama

/Ora News

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?