Protesta, deputeti Dashamir Shehi: Shkoj si qytetar, jo për të hipur në tribunë

Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi ka folur për protestën që PD-ja do të mbajë nesër, duke konfirmuar edhe njëherë pjesëmarrjen.

“E ka bërë mirë që e ka bërë kështu. Po ta kishte bërë me formulë tjetër unë nuk do shkoja. Më e mira është kështu. Thërrit qytetarët, qytetarët përgjigjen. Unë shkoj si qytetar, jo për të hipur në tribunë.

Nuk ndajmë shumë gjëra, por ndajmë një gjë, që ky njeri që po e drejton Shqipërinë po e dhunon, po e shkatërron Shqipërinë. Unë besoj që mos një ditë, një ditë do ia dalim sepse ka shkuar aty ku s’mban më”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?