Protesta, deputeti i PD-Ramës: Sot qëlluan me vezë, nesër s’i dihet ç’sjellin me vete

Deputetë të Partisë Demokratike kanë dalë në mbështetje të banorëve të “Astirit”, të cilët sot po zhvillojnë protestën e tyre përballë godinës së Bashkisë së Tiranës.

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu i bën thirrje qeverisë se situata mund të përshkallëzohet nëse nuk dëgjon kërkesën vetme të banorëve, dëmshpërblimin e banesave me vlerën e tregut.

”Qeveria të hapë veshët mirë. Sot kishte vezë, qytetarët nuk dihet çfarë sjellin nesër dhe pasnesër, por të kompensohen cen më cen për pronat e tyre. Situata mund të përshkallëzohet. Ky popull që paguan për karriget e tyre, sot meriton të marrë përgjigje pse ky shtet u shkatërron shtëpitë. PD është në mbështetje të atyre që ushtrojnë të drejtën për të protestuar dhe për të mbrojtur pronat e tyre”, u shpreh Balliu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?