Protesta detyron Ramën të hedhë firmat e para: Ja kur do zbatohen 8 pikat e protestës së studentëve

Kryeministri Edi Rama ka filluar të hedhë hapin e parë për plotësimin e kërkesave të studentëve. Në platformën “Shqipëria që duam” është krijuar një faqe, që për të dokumentuar atë që Rama e quan “Pakti për Universitetin”.

Në këtë platformë janë publikuar 8 pikat e kërkuara nga studentët, për të cilat është hapur diskutimi.

Nga 8 pikat, 2 prej tyre kanë afat zbatimi fundin e janarit 2019. Këto janë ulja e tarifës me 50% dhe transparenca e buxhetit dhe financimet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për votën e studentëve në universitet, kryeministri Edi Rama ka lënë një afat vendimi Janar 2019. Por thotë se kjo praktikë nuk ndiqet në asnjë vend të botës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për transparencën e tutujve shkencorë është lënë si afat fillimi i zbatimit marsi i 2019.

Ndërsa për shkarkimin e gjithë anëtarëve të bordit dhe emërimin e anëtarëve të rinj me një proces të hapur, afati zbatimi është lënë shkurti 2019.

Për kartën e studentit afat zbatimi është lënë shtatori 2019.

Ndërsa përfundimi i blerjes dhe vënies në dispozicion të studentëve të Bibliotekës Universitare Digjitale, afati i zbatimit është marsi 2019

Pika 8 që ka të bëjë me vlerësimin e performacës për çdo IAL në vend, afati i fillimit të zbatimit është Mars 2019.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?