Protesta e banorëve, bllokohet rruga Durrës – Shijak

Bllokohet rruga Durrës-Shijak. Banorët e kësaj zone kanë dalë në protestë që në orët e para të mëngjesit për infrastrukturën e rrënuar.

Rruga tradicionale që shkon nga Durrësi në Shijak me gjatësi 6 km nuk ka njohur investime prej vitesh.

Në të dyja anët e rrugës janë vendosur biznese të shumta. Banorët e zonës bllokuan edhe dje rrugën për një ore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata thonë se do të përshkallëzojnë protestat deri në rikonstruksionin e rrugës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?